Georgieva: Tensionet tregtare mund ta ulin PBB-në globale me 700 miliardë dollarë

2019-10-09 09:48:20 CRI Komenti juaj Printoni

Shefja e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar u shpreh se mosmarrëveshjet tregtare po godasin ekonominë globale, duke dobësuar ndjeshëm veprimtarinë prodhuese e investimet dhe duke penguar potencialin ekonomik.

Drejtoresha menaxhuese e FMN-së Kristalina Georgieva tha se ekonomia globale është në një "ngadalësim të sinkronizuar":

"Sot ekonomia botërore po ecën edhe më shumë në mënyrë të sinkronizuar, por, për fat të keq, këtë herë rritja është duke u ngadalësuar. Për të qenë të saktë, në vitin 2019 parashikohet se rritja do të jetë më e ngadaltë në rreth 90 për qind të botës. Me fjalë të tjera, tani ekonomia botërore është në ngadalësim të sinkronizuar. Ky ngadalësim i përhapur do të thotë që rritja këtë vit do të bjerë në nivelin më të ulët që nga fillimi i dekadës".

Ajo tha se efekti i konflikteve tregtare mund t'i shkaktojë ekonomisë globale një humbje rreth 700 miliardë dollarë amerikanë vitin e ardhshëm, sa madhësia e tërë ekonomisë së Zvicrës.

"Pra, pse po ndodh ulje në vitin 2019? Ka një sërë çështjesh dhe një temë e zakonshme në lidhje me këto çështje: thyerjet. Do të filloj me tregtinë. Kemi folur në të kaluarën mbi rreziqet e mosmarrëveshjeve tregtare. Tani shohim se këto mosmarrëveshje po sjellin ndikim. Rritja e tregtisë globale pothuajse po ndalon. Për shkak të tensioneve tregtare, veprimtaria prodhuese dhe investimet në mbarë botën janë dobësuar. Ekziston një rrezik serioz që së shpejti mund të preken shërbimet dhe konsumi," tha Georgieva. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore