Londra do të heqë tarifat e importit për më shumë mallra në rast të një "Brexit"-i pa marrëveshje

2019-10-08 19:57:37 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria britanike njoftoi të martën se 88 për qind e mallrave të importuara do të jenë pa tarifa në rast të një "Brexit"-i pa marrëveshje, mbi bazën e një regjim të ri të përkohshëm tarifor.

Regjimi i ri, i cili është një rishikim modest i regjimit të mëparshëm të publikuar përpara ditës fillestare të përcaktuar për "Brexit"-in, 29 mars, përfshin ndryshime në tarifat në lidhje me kamionët, bioetanolin dhe veshjet pas një "Brexit"-i pa marrëveshje.

Britania do të ulë tarifat për makinat e tonazhit të rëndë që hyjnë në tregun e saj, do të rregullojë tarifat e bioetanolit për të ruajtur mbështetjen për prodhuesit britanikë dhe do të aplikojë tarifat për produktet shtesë të veshjeve, për të siguruar që të mbahet mundësia e hyrjes preferenciale në tregun britanik e mallrave të vendeve në zhvillim, krahasuar me të atyre të vendeve të tjera.

Regjimi i përkohshëm tarifor do të aplikohet për 12 muaj, ndërsa një konsultë e plotë për një qasje të përhershme do të fillojë në janar 2020, sipas Ministrisë së Financave.

Ministri i Politikave të Tregtisë Conor Burns tha: "Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja në 31 tetor dhe ne po punojmë me bizneset për të siguruar që të jemi të gatshëm për të bërë tregti që nga dita e parë (e 'Brexit'-it)."

Mrekulli
Lajmet Kryesore