Video - CMG-ja: Do të pezullohet transmetimi i ndeshjeve të NBA-së

2019-10-08 16:05:07 CRI Komenti juaj Printoni

Kanali sportiv i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) të martën publikoi një deklaratë, sipas së cilës do të pezullohet transmetimi i ndeshjeve të kampionatit të Shoqatës Kombëtare të Basketbollit të ShBA-së (NBA).

"Kemi vënë re reagimet nga presidenti i Shoqatës Adam Silver mbi fjalët e kryemenaxherit të ekipit 'Houston Rockets' Daryl Morey mbi çështjen e Hong-Kongut. Shprehim pakënaqësi dhe kundërshtim të fortë për thëniet e Silverit se mbështet të drejtën e fjalës së lirë të Morey-t. Mendojmë që çdo thënie që sfidon sovranitetin kombëtar dhe stabilitetin shoqëror nuk i përket lirisë së fjalës," thuhet në deklaratë.

Për këtë arsye, kanali sportiv i CMG-së mori vendim që të pezullohet menjëherë transmetimi i ndeshjeve para sezonit të NBA-së (në Kinë) dhe të shqyrtohet i gjithë bashkëpunimi që ka lidhje me NBA-në.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore