Agrobiznesi shqiptar për të tretën herë në panairin e Ushqimit Organik në Gjermani

2019-10-08 11:10:22 CRI Komenti juaj Printoni

Agrobiznesi shqiptar do të marrë pjesë për të tretin vit radhazi në panairin më të madh në botë për produktet bio, 'Biofach', i cili mbahet çdo vit në Gjermani, ku bizneset shqiptare janë përgëzuar për cilësinë e produkteve si dhe kanë arritur që të rrisin eksportet e tyre në vende si Gjermania, Zvicra, Franca, Italia, SHBA, Kanada etj.

Edicioni i këtij viti "Biofach", Panairi i Ushqimit Organik, zhvillohet nga data 12 deri 15 Shkurt 2020, në Nuremberg, Gjermani.

Biofach, zhvillohet për të 30-n herë radhazi dhe mund të shihet përsëri si një histori suksesi e jashtëzakonshme. Ky event me një pjesëmarrje të lartë, do të jetë një ngjarje e rëndësishme biznesi, i cili do të krijojë mundësi për bashkëpunime dhe shtrirje në tregjet e huaja.

Biofach ofron informacione të gjera në lidhje me sektorin organik, së bashku me panairin VIVANESS, i cili ofron njohuri për zhvillimet aktuale në sektorin e kozmetikës natyrore. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore