Xi, mesazhe urimi me 6 vende të EQL-së për 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

2019-10-08 10:15:15 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka shkëmbyer mesazhe urimi me gjashtë vende të Europës Qendrore e Lindore për 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Gjashtë vendet përfshijnë Bullgarinë, Rumaninë, Sllovakinë, Hungarinë, Poloninë dhe Republikën Çeke.

Presidenti Xi tha se marrëdhëniet mes Kinës dhe këtyre vendeve kanë perspektiva të reja dhe më të gjera në epokën e re.

Ai tha se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me këto vende për të shfrytëzuar mundësitë e krijuara nga nisma "Një brez, një rrugë", dhe të forcojë marrëdhëniet dypalëshe në një nivel më të lartë.

Gjashtë krerët e këtyre vendeve u shprehën se i kushtojnë shumë rëndësi marrëdhënieve me Kinën, duke shtuar se janë të gatshëm të forcojnë shkëmbimet dypalëshe me Kinën dhe të nxisin më tej bashkëpunimin nëpërmjet nimës "Një brez, një rrugë dhe mekanizimit Kinë-EQL.

Këto vende ishin ndër të parat që njohën dhe vendosën lidhje diplomatike me Republikën Popullore të Kinës pas themelimit të saj shtatë dekada më parë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore