Zyra e Komisionerit të MPJ-së në HK mohon vërejtjet e ish-guvernatorit për ligjin e anti-maskave

2019-10-08 10:53:18 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e Komisionerit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut ka hedhur poshtë fjalët e ish-guvernatorit Chris Patten për ligjin e anti-maskave të qytetit.

Sipas një zëdhënësi të zyrës, vërejtjet e Patten-it për miratimin e ligjit të anti-maskave e kanë injoruar plotësisht thirrjen për ndalimin e dhunës dhe kaosit në qytet, si dhe faktin që Britania është një pionere në ndalimin e maskave.

Ai shtoi se zbatimi i ligjit kundër maskave është plotësisht i ligjishëm, i arsyeshëm, i drejtë dhe i domosdoshëm.

Ligje të ngjashme janë zbatuar edhe në vendet evropiane dhe në shumë shtete të ShBA-së.

Britania miratoi Aktin e Zi duke mos lejuar që fytyra e dikujt të ishte nxirë ose e maskuar në vitin 1723 si dhe ndaloi mbulimin e fytyrës në përgjigje të protestave dhe trazirave në vitin 2011. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore