Xi, mesazh urimi për të moshuarit me rastin e Festës së Dy Nëntave

2019-10-08 10:48:03 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping uroi të moshuarit në mbarë vendin me rastin e Festës kineze të Nëntës së Dyfishtë ose Dy Nëntave.

Ai shprehu përshëndetje në përgjigje të një letre dërguar më parë nga 30 të moshuar në Makao.

Xi i inkurajoi të moshuarit të duan atdheun dhe të bëjnë përpjekje të përbashkëta për ta bërë qytetin më të bukur.

Chen Yulian është një zonjë nga Makao që punoi në një qendër profesionale të shërbimit për të moshuarit, që u vizitua nga presidenti Xi 10 vjetë më parë. Ajo tha se ende e kujton këtë vizitë sikur të kishte ndodhur dje.

"10 vjet më parë, presidenti Xi na sugjeroi që të shtojmë shkëmbimet me pjesën kontinentale të Kinës, prandaj i shkruam atij një letër për të treguar se prej kthimit të Makaos në atdhe 20 vjet më parë, ne kemi një jetë më të mirë. Jemi shumë të lumtuar që presidenti Xi na ktheu kaq shpejt përgjigje."

Festa e dy Nëntave quhet ndryshe edhe Festa Chongyang dhe bie në ditën e nëntë të muajit të nëntë sipas kalendarit hënor kinez.

Kjo ditë u caktua si Dita e të Moshuarve të Kinës në shenjë respekti të moshës së tretë të vendit. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore