Liu He, së shpejti në Uashington për raundin e ri të konsultimeve ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA

2019-10-08 10:03:23 CRI Komenti juaj Printoni

Me ftesë të palës amerikane, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, zv.kryeministri dhe drejtuesi i palës kineze në Dialogun e Gjithanshëm Ekonomik Kinë-ShBA Liu He do të bëjë një vizitë në Uashingtonin së bashku me delegacionin.

Më 10 dhe 11 tetor, ai do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë të raundit të ri të konsultimeve ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA me përfaqësuesin amerikan të Tregtisë Robert Lighthizer dhe me sekretarin amerikan të Thesarit Steven Mnuchin. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore