Hyn në fazën e provës hekurudha me shpejtësi të lartë Pekin-Zhangjiakou

2019-10-08 10:23:04 CRI Komenti juaj Printoni

Testimi i kompjuterëve ka nisur në linjën hekurudhore me shpejtësi të lartë që lidh Pekinin dhe Zhangjiakou-un në provincën Hebei.

I gjithë sistemi do të testohet dhe rregullohet për të siguruar funksionim të sigurt të hekurudhës.

Gjatësia e hekurudhës me shpejtësi të lartë është 174 kilometra, duke përfshirë 70.5 kilometra në Pekin.

Shpejtësia maksimale do të jetë 350 kilometra në orë.

Linja hekurudhore është një projekt i rëndësishëm për Lojërat Dimërore Olimpike dhe Paralimpike të vitit 2022. (Çang Çuo )

Mrekulli
Lajmet Kryesore