Shqipëri, treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve shënoi rritje me 3.8 pikë

2019-10-08 10:09:33 CRI Komenti juaj Printoni

Banka e Shqipërisë ka publikuar analizën e vrojtimit të bizneseve dhe konsumatorëve për tremujorin e tretë të vitit 2019 ku treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 3.2 pikë gjatë këtij tremujori.

Sipas Bankës, përmirësimi i besimit në sektorët e industrisë, shërbimeve dhe tregtisë, ndikoi në nivelin e treguesit të ndjesisë ekonomike në kahun rritës.

Biznesi dhe konsumatorët kanë më tepër besim në rritjen ekonomike të vendit ku një pjesë të madhe të kësaj peshe e mban turizmi dhe industria e shërbimeve hoteliere.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSH) shënoi rritje me 3.8 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë dhe mbetet mbi mesataren historike të tij.

Përmirësimi i TBSH-së i atribuohet kryesisht rritjes së balancës së kërkesës me 5.6 pikë përqindje dhe, rritjes së balancës së ecurisë së biznesit me 1.9 pikë përqindje. Të përmirësuara rezultuan edhe balancat e tjera të vrojtimit si punësimi dhe gjendja financiare.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore