Hapja e negociatave me Shqipërinë/ Presidenti polak: Test sesi duket një BE e hapur

2019-10-08 10:07:31 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka folur për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Duda e konsideron një test për BE hapjen e negociatave.

Këtë gjë presidenti i Polonisë e shprehu gjatë një takimi me homologët e tij sllovak, hungarez dhe çek.

Duda tha se hapja e negociatave me dy vendet e Ballkanit "është një test për treguar se si duket një BE e hapur".

"Ne jemi avokatë të një BE-je me dyer të hapura", – theksoi Duda duke shtuar se: "Ne besojmë se kjo është e vetmja rrugë për Europën që të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore".

Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të diskutohet në 15 tetor Këshillin e Ministrave të BE-së, për të vijuar me zyrtarizimin në samitin e Këshillit Evropian, më 18 tetor. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore