Hahn-vendeve të BE: Hapni negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

2019-10-07 14:37:53 CRI Komenti juaj Printoni

Johanes Hahn, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian konfirmon edhe një herë mbështetjen e tij për hapjen e negociatave në tetor për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Bashkimin Europian.

"Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i janë përgjigjur reformave të kërkuara, tani është koha që edhe shtetet anëtare të përgjigjen. Faleminderit drejtuesve të BE-së për qëndrimin e fortë për hapjen e negociatave të pranimit me të dy vendet në tetor" – shprehet Hahn.

Kujtojmë që vetëm tri ditë më parë drejtuesit e institucioneve më të larta të Bashkimi Europian iu drejtuan shteteve anëtare me një letër ku kërkonin të japin dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore