Shqipëri, karta e debitit më e përdorura

2019-10-07 14:34:59 CRI Komenti juaj Printoni

Karta e debitit është produkti bankar me përdorimin më të gjerë nga qytetarët.

Nga një anketim i bërë publik së fundi nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) mbi përdorimin aktual të produkteve bankare, rezulton se qytetarët përveç llogarisë korente, produktin më të përdorur kanë kartat e debitit me 46%.

Karta e debitit përdoret zakonisht bashkë me llogarinë korente, por të dhënat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, përdorin llogarinë korente pa kartën e debitit.

Ndërkohë karta e kreditit përdoret në masën 31% dhe llogaritë e kursimeve përdoren më pak, pasi vetëm 26% e të anketuarve kanë një të tillë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore