Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit për lekun në 1%

2019-10-04 12:10:20 CRI Komenti juaj Printoni
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pasi mori në shqyrtim dhe miratoi me datë 2 tetor Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin 1.00%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë për median deklaroi se, "pas analizave të thelluara, rezulton se ekonomia e vendit po rritet pozitivisht dhe Banka Qendrore e Shqipërisë, pret një rritje të vazhdueshme të ekonomisë gjatë horizontit afatmesëm, zgjerimin e aktivitetit ekonomik mbështetur nga kushtet e favorshme financiare si dhe bilancet e shëndetshme financiare të sektorit privat".

"Duke gjykuar mbi këto parashikime, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për të mos e ndryshuar normën bazë të interesit për lekun dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 0.10% dhe norma e interesit të kredisë një ditore e Bankën e Shqipërisë, në nivelin 1.90%", – deklaroi Sejko. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore