Shalsi: Papunësia në Shqipëri në kuotat më të ulta historike

2019-10-04 10:34:23 CRI Komenti juaj Printoni
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ka theksuar të mërkurën në mbrëmje, se papunësia është në kuotat më të ulta historike 11,7%.

Gjatë një interviste televizive, ministri Shalsi, theksoi se qeveria është e fokusuar në kualifikimin e fuqisë punëtore. Duke folur për rritjen ekonomike ai tha se luhatjet janë normale, në një proces të vazhdueshëm të rritjes ekonomike, teksa shtoi se gjatë muajit shtator numërohen rreth 12 000 biznese të hapura.

"Nëse do t'i referohemi shifrave, papunësia është në kuotat më të ulta historike 11.7%. Nga ana tjetër po bëjmë çmos për kualifikimin e fuqisë punëtore. Ka disa paradokse, kur vjen puna për të interpretuar të dhëna dhe shifra të ndryshme. Unë sapo jam kthyer nga një vizitë në vendet e Lindjes dhe sot Çekia, Sllovenia, Rumania, po ndeshen me vështirësi për kushte më të mira pune dhe paga më të mira. Sot është e vështirë të ndalosh një të ri që gjen kushte më të mira në Gjermani apo vende të tjera të Europës", – tha Shalsi.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore