Anija shqiptare "Oriku" shpëton 110 emigrantë në detin Egje

2019-10-03 10:29:24 CRI Komenti juaj Printoni

Anija patrulluese "Oriku" dhe ekuipazhi i saj shpëtuan 110 emigrantë, në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve, gjatë patrullimit në detin Egje.

Përmes një videoje postuar në Twitter, ministrja shqiptare e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi se emigrantët u "shpëtuan në katër misione të ndryshme brenda dy ditëve në ujërat ndërmjet Turqisë dhe Greqisë"

"Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj shpëtuan 110 emigrantë, në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve, gjatë patrullimit në detin Egje. Kontributi i detarëve tanë në 3 vite si pjesë e misionit të NATO-s "Sea Guardian" është shumë më i madh se kaq. Anijet dhe efektivët tanë kanë kryer mijëra orë patrullime, për të shpëtuar rreth 3000 fëmijë, gra e burra", shkruan ministrja Xhaçka.

Ministrja njoftoi se javën e ardhshme Shqipëria do të dërgojë një tjetër kontigjent në misionin e NATO-s "Sea Guardian".

Që nga viti 2016, anija patrulluese "Oriku" e Marinës Shqiptare u bashkua me Grupin e Përhershëm Detar të NATO-s në operacionet e detit Egje për të monitoruar dhe patrulluar ujërat midis Turqisë dhe Greqisë, duke mbështetur përpjekjet ndërkombëtare që synojnë frenimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigracionin e paligjshëm.

Mrekulli
Lajmet Kryesore