Organizohet në mënyrë solemne mbrëmja festive për 70-vjetorin e RPK-së

2019-10-01 21:39:03 CRI Komenti juaj Printoni

 

Në mbrëmjen e 1 tetorit, në sheshin "Tiananmen" u organizua mbrëmja festive për 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Dritat e bukura të fishekzjarrëve ndezën natën e Pekinit.

Nën shoqërinë e melodisë së bukur të këngës "Të dua, Kinë", u ndezën shtatë fishekzjarrë të stërmëdhenj, të cilët formuan drita të bukura me një lartësi 300 metra, duke filluar mbrëmjen festive. Më vonë u ndezën përkatësisht fishekzjarrët për të formuar numrin "70" të artë, "shportën e madhe të luleve" dhe shtatë "pemë të lëvizshme" prej 25 metrash.

(Burimet e fotos: Xinhuanet, Xinhua Viewpoint

Foto: Pamje e mbrëmjes festive për 70-vjetorin e Republikës Popullore të Kinës)

Në këtë mbrëmje, fishekzjarrët u lëshuan në lartësi të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme, duke formuar pamje të bukura të dritës në tokë dhe qiell.

Mrekulli
Lajmet Kryesore