Xi Jinping-u dhe masat popullore ndjekin mbrëmjen festive për 70-vjetorin e RPK-së

2019-10-01 21:22:53 CRI Komenti juaj Printoni

Në mbrëmjen e 1 tetorit, në sheshin "Tiananmen" u organizua një mbrëmje festive për 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe udhëheqësit e tjerë të PKK-së dhe të shtetit të Kinës erdhën në tribunën e sheshit "Tiananmen", për të shikuar këtë mbrëmje kremtuese për Ditën Kombëtare të Kinës së bashku me masat popullore të qarqeve të ndryshme.

Mbrëmja zgjati 90 minuta dhe përbëhej nga shfaqje artistike, performanca festive të masave popullore dhe hedhje fishekzjarrësh, duke krijuar një atmosferë të lirshme, të gjallë dhe të gëzuar.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore