Shqipëri, ekonomia u rrit me 2.31% në tremujorin e dytë 2019-s

2019-10-01 09:04:02 CRI Komenti juaj Printoni

Ekonomia shqiptare vijoi trendin e rritjes edhe në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Sipas të dhënave nga INSTAT prodhimi i brendshëm bruto në Shqipëri u rrit me 2.31%, kundrejt rritjes 2.21% në tremujorin e parë 2019.

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë u mbështetet nga një gamë më e gjerë sektorësh ku dominojnë turizmi me shërbimet, aktiviteti tregtar dhe degë të tjera, sidomos telekomunikacioni dhe shërbimet financiare.

INSTAT-i bën të ditur se ndikimin më pozitiv në rritje e kanë dhënë shërbimet, që ndikuan në 0.71% të rritjes, e nxitur dhe nga turizmi, me hyrjet e të huajve që kanë shënuar një nivel rekord këtë vit. Sektorët e tjerë që ndikuan janë: Administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia me 0.42%, bujqësia, pyjet dhe peshkimi me një rritje 0.41%.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore