Air Albania/ "Migjeni", gati për fluturimet drejt Italisë

2019-09-30 09:13:49 CRI Komenti juaj Printoni

"Migjeni, gati për fluturimet e Italisë nga Rinasi", tha kohët e fundit kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa theksoi se para Vitit të Ri pritet të ulet "Naimi".

"Pranë Lasgushit ka mbërritur edhe Migjeni, gati për fluturimet e Italisë nga Rinasi, ku përpara Vitit të Ri do të ulet dhe Naimi, për destinacionet e tjera europiane", shprehet ai.

Rreth një muaj e gjysmë më parë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se pas "Lasgushit" që mbulon Stambollin, do të ngrihet në fluturim edhe "Migjeni drejt Italisë dhe për Vitin e Ri "Naimi" në një destinacion europian.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore