Borxhi i jashtëm u ul me 82 milionë euro në tremujorin e dytë 2019

2019-09-16 10:09:52 CRI Komenti juaj Printoni

Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare u ul me 82 milionë euro në tremujorin e dytë të 2019.

Sipas shifrave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku total i detyrimeve që sektori publik dhe privat në Shqipëri ka ndaj kreditorëve jo rezidentë zbriti në 8.34 miliardë euro.

Qeveria mban 45% të totalit të borxhit të jashtëm, e ndjekur nga borxhet e ndërmarrjeve të huaja kundrejt aksionerëve të tyre me 20% dhe nga detyrimet e sektorit bankar me 17%.

Sipas BSH-së, borxhi qeveritar dha ndikimin kryesor në rënien e borxhit të jashtëm për tremujorin e dytë, me rreth 67 milionë euro më pak. Një ndikim në këtë rënie ka dhënë shvlerësimi i euros në raport me lekun. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore