Gati projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

2019-09-16 10:08:41 CRI Komenti juaj Printoni

Projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës është gati.

Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur dje se, "pas negociatave të tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar".

Aeroporti i Vlorës planifikohet të ndërtohet në zonën e Akërnisë, 20 kilometra larg qytetit të Vlorës, ndërsa mendohet të jetë 10 minuta larg autostradës Vlorë-Fier.

Ndërtimi i këtij aeroporti është një investim me vlerë të konsiderueshme, një portë e re hyrëse e dalëse që konkurron aeroportin e Rinasit dhe krijon lehtësira për udhëtarët në zonën e jugut, por dhe për turistët.

Kjo vepër e rëndësishme në infrastrukturën ajrore të vendit, do të rrisë shumë interesin industrial në gjithë zonën që do të sjellë një periudhë të re për turizmin, por edhe për investimet që sjellin zhvillim ekonomik. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore