Guterres dënon sulmin kundër rafinerive të naftës "Saudi Aramco"

2019-09-16 09:59:50 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi sulmin kundër rafinerive të naftës të kompanisë Saudi Aramco në lindje të Arabisë Saudite.

Sipas njoftimeve, sulmi i avionëve pa pilot ndodhi në agim të së shtunës dhe shkaktoi disa shpërthime në rafineritë e kompanisë Saudi Aramco.

Shpërthimet ndërprenë prodhimin e rreth 5.7 milionë fuçive naftë të papërpunuar, rreth gjysmën e prodhimit të pajisjeve të shkatërruara.

Përgjegjësinë për këtë sulm e morën përsipër rebelët Houthi të Jemenit.

Të dielën, Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite u shpreh se prodhimi në rafineritë e goditura është pezulluar përkohësisht. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore