Johnson, plotësisht i angazhuar për arritjen e marrëveshjes për Brexit

2019-09-16 09:51:15 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Brendshëm i Britanisë Priti Patel tha se kryeministri Boris Johnson është plotësisht i angazhuar për të arritur një marrëveshje të Brexit-it me Bashkimin Europian.

"Shpresoj se i gjithë vendi ka dëgjuar me siguri përmes asaj që kemi parë në parlament gjatë javëve të fundit, se përkushtimi dhe vendosmëria e plotë për të siguruar që të dalim më 31 tetor dhe gjithashtu e gjithë qeveria është e përqendruar tani në arritjen e asaj marrëveshje dhe po planifikon e po përgatitet të largohet më 31 tetor me një marrëveshje".

Johnson tha se dëshiron të negociojë një marrëveshje të re që nuk përfshin një "backstop", e cila potencialisht do ta lidhë Britaninë me rregullat e BE-së pasi të largohet nga Blloku, në mënyrë që të shmanget kontrolli në kufirin midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

Parlamenti i Britanisë ka refuzuar në mënyrë të përsëritur marrëveshjen e largimit të paraardhëses së Johnson-it, Theresa May të negociuuar me BE-në dhe këtë muaj refuzoi daljen pa marrëveshje - duke zemëruar shumë britanikë që votuan të linin bllokun mbi tre vjet më parë.

Kryetarja e Partisë Liberal Demokrate Jo Swinson tha se partia e saj nuk do të votojë pro asnjë marrëveshjeje për Brexit në parlament, pasi përparësia e saj është të ndalojë daljen e Britanisë nga BE-ja.

Mrekulli
Lajmet Kryesore