Rusia përfundon fazën e dytë të dorëzimit të sistemit S-400 në Turqi

2019-09-16 09:33:39 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se të dielën përfundoi faza e dytë e dorëzimit Turqisë të pjesëve përbërëse të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400.

Ky furnizim u zhvillua sipas marrëveshjes së arritur nga presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayip Erdogan për forcimin e afatësisë së mbrojtjes ajrore të Turqisë.

Pavarësisht apeleve të vazhdueshme kundërshtuese të ShBA-së, faza e parë e dorëzimit u zhvillua në korrik.

Shpërndarja e sistemit të raketave S-400 pritet të realizohet në tetor.

Sistemi i mbrojtjes ajrore S-400 është shtylla kurrizore e mbrojtjes ajrore ruse. Ai mund të asgjësojë objektivat në një distancë deri në 400 kilometra dhe në lartësinë deri në 30 kilometra. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore