8 të plagosur nga përshkallëzimi i dhunës në Hong-Kong

2019-09-16 10:23:27 CRI Komenti juaj Printoni

Tetë veta u dhunuan në ishullin e Hong-Kongut në fundjavë.

Protestuesit radikal hodhën bomba benzine rreth godinave të zyrave qeveritare dhe të Këshillit Legislativ.

Ata shkatërruan edhe disa stacione të tranzitit, duke thyer xhamin dhe penguar daljet.

Disa dhunues dogjën flamurin kombëtar të Kinës dhe bllokuan rrugët kryesore në zonat komplekse.

Në përgjigje të dhunës, policët hongkongas përdorën gaz lotësjellës dhe automjete për menaxhimin e turmës nga grupi i specializuar në operacionin e shpërndarjes, pas shpërfilljes së paralajmërimeve të tyre.

Policët u kërkuan protestuesve të ndalonin menjëherë veprimet e tyre dhe i bënë thirrje publikut të shmangin kalimin në zonat e përfshira nga dhuna. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore