Publikohet fjalimi i Xi-së me rastin e 60-vjetorit të krijimit të AKP-së së Kinës

2019-09-16 09:51:18 CRI Komenti juaj Printoni

Revista kineze "Qiushi" botoi të hënën përmbajtjen e një fjalimi të Xi Jinping-ut, sekretarit të përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Kinës, me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (AKP), organit ligjor suprem.

Xi, njëherësh kryetari i Shtetit i Kinës, tha në këtë fjalim se Kina duhet të përmirësojë demokracinë socialiste nëpërmjet përmirësimit të sistemit të Asamblesë Popullore.

Duke theksuar sistemin e Asamblesë Popullore si sistemin politik themelor, Xi tha, "Në situatën e re, duhet të mbajmë lartë flamurin e demokracisë popullore dhe të përmirësojmë këtë sistem sipas kërkesave të kohës."

"Ne duhet të vazhdojmë të ndjekim rrugën e zhvillimit politik me karakteristika kineze dhe të vazhdojmë të përmirësojmë demokracinë socialiste," shtoi ai.

Sistemi politik socialist i Kinës ka dëshmuar realizueshmërinë, efikasitetin dhe gjallërinë e vet, sepse ai u zhvillua në terren shoqëror të vendit, tha Xi duke shtuar se çdo sistem duhet të projektohet dhe të zhvillohet sipas kushtet dhe situatës aktuale të një vendi.

Dita jubilare e krijimit të AKP-së është 15 shtatori. Xi e mbajti këtë fjalim në një konferencë më 5 shtator 2014, me rastin e 60 vjetorit të AKP-së. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore