Kina bën thirrje për realizimin e plotë të së drejtës së zhvillimit

2019-09-15 10:46:14 CRI Komenti juaj Printoni

Më 13 shtator, në sesionin e 42-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ambasadori i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Chen Xu, në emër të 139 vendeve, publikoi deklaratën e përbashkët me titull "E drejta e plotë e zhvillimit, favorizim për të gjithë popujt".

Chen Xu u shpreh që zhvillimi është tema e përhershme e njerëzimit. Praktikat e vendeve, posaçërisht atyre në zhvillim, tregojnë që zhvillimi luan rol kyç për realizimin e të drejtave të njeriut.

Chen Xu vuri në dukje se tani unilaterizmi dhe proteksionizmi vazhdon të përhapet dhe po dobësohen besimi dhe koordinimi mes palëve. Vendet ende përballojnë gjendjen e zhvillimit të pamjaftueshëm dhe sfidat e mosbalancimit, moskoordinimit, varfërisë dhe urisë. Realizimi i së drejtës së zhvillimit në mbarë botën ende nuk ka arritur nivelin e parashikuar.

Ai theksoi që palët duhet të drejtohen nga deklarata e OKB-së për të drejtën e zhvillimit, të nxisin realizimin e së drejtës së zhvillimit dhe të zbatojnë konceptin e zhvillimit me risi, të bashkërenduar, të gjelbër, të hapur dhe me ndarje të përbashkët, për të garantuar që popujt të marrin pjesë në zhvillimin e barabartë dhe që çdo njeri të jetojë me nder.

Chen Xu u shpreh që jeta e lumtur është e drejta më e madhe e njeriut. Për të zhdukur sa më parë varfërinë dhe mungesën e mjeteve të jetesës dhe për të nxitur më mirë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, palët duhet të zbatojnë Kartën e OKB-së dhe parimet përkatëse, të ngulin këmbë në objektivin e përpjekjeve për një jetë të lumtur të njerëzve dhe në parimin "Zhvillim për popullin, zhvillim nga populli dhe zhvillim me përfitime për popullin". Ato duhet të përqendrohen te zhvillimi me njeriun në qendër dhe të gjejnë më shumë energji e gjallëri nga populli, me synim që të realizohet bashkësia e fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Deklarata e përbashkët nga 139 vendet, me Kinën si përfaqësuese, ka shprehur mendimet e vendeve në zhvillim dhe përfaqësuesit e vendeve në zhvillim shprehën falënderime për delegacionin kinez në Gjenevë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore