Banka Qendrore Europiane ul normën e interesit

2019-09-13 10:43:45 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Qendrore Europiane (BQE) njoftoi vendimet për politikën e saj kyçe se do të ulë normat e depozitave me 10 pikë, nga -0.4% në -0.5%.

Sipas deklaratës, norma e rifinancimit dhe kredia e kreditimit do të qëndrojë në nivelin aktual, që janë përkatësisht 0% dhe 0.25%.

Lidhur me këtë, presidenti i BQE-së Mario Draghi vuri në dukje:

"Së pari, për përqindjen e interesave kyçe, vendosëm të ulim 10 pikë normën bazë të depozitave, deri në minus 0.5%. Ndërsa, interesat për operacione kryesore të rifinancimit dhe mjetet e huadhënies margjinale do të mbeten përkatësisht në zero dhe 0.25%. Po parashikojmë që përqindjet e interesave kryesore të qëndrojnë në nivelin aktual ose më të ulëta derisa të shohim një konvergjim të fortë të inflacionit me një nivel mjaft të afërt, por nën 2%, që është në përputhje me horizontin tonë të projektimit dhe kjo prirje reflektohet shpesh në dinamikë të inflacionit të ardhshëm."

Në të njëjtën kohë, Banka Qendrore Europiane vendosi që prej 1 nëntorit të rinisë blerjet neto brenda programit të saj të blerjes së aseteve(APP), me një sasi mujore prej 20 miliardë eurosh.

Draghi shpalli se parashikimet e fundit të Bankës për rritjen vjetore të PBB-së në Eurozonë për vitin 2019 dhe 2020 u ulën përkatësisht deri në 1.1% dhe 1.2%.

Ai ritheksoi qëndrimin për më shumë politika fiskale në mbështetje të ekonomisë rajonale.

Në marsin e vitit 2016, Banka Qendrore Europiane vendosi normën bazë të depozitave në minus 0.4%.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore