1.5 milionë qytetarë të BE-së aplikojnë për qëndrim në Britani

2019-09-13 10:41:49 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria britanike e Punëve të Brendshme njoftoi se afro 300 mijë qytetarë të tjerë europianë kanë aplikuar në gusht për qëndrim në Britani, duke e çuar numrin e përgjithshëm të aplikuesve në 1.5 milion.

Kjo do të thotë se afro gjysma e tre milionë banorëve europianë që po jetojnë në Britani kanë aplikuar për qëndrim.

Të dhënat e fundit tregojnë se deri në fund të gushtit, mbi 1.1 milion aplikues fituan statusin e qendrimit brenda planit.

Autoritetet britanike thanë se grupi më i madh i aplikuesve janë shtetasit polakë, mbi 60 mijë e të cilëve dorëzuan aplikim në gusht, shifër kjo dyfish më e lartë se në korrik.

Mësohet se 3 milionë europianë dhe familjarë të tyre në Britani mund të aplikojnë jo më vonë se 31 dhjetori i vitit të ardhshëm për statusin e qëndrimit.

Tani, mbi 1,500 nëpunës të Punëve të Brendshme britanike po punojnë për këtë program për të ndihmuar aplikuesit të mbarojnë procesin përkatës.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore