Kinë, festohet Festa e Mes-vjeshtës në mënyra të ndryshme

2019-09-13 10:40:14 CRI Komenti juaj Printoni

Banorët në mbarë Kinën po festojnë Festën e Mes-Vjeshtës.

Banorët lokalë në Changzhou dhe mbi 100 bashkatdhetarë të Tajvanit u mblodhën në një gala festive me këngë, vallëzim dhe recitim poezish.

Në Lijiang është mbajtur një konkurs orientimi, ku pjesëmarrësit duhet të gjejnë destinacione të përcaktuara dhe t'u përgjigjen pyetjeve në celularët e tyre.

Pyetjet kanë të bëjnë me Fesën e Mes-Vjeshtës, 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe historinë e qytetit.

Fishekzjarret dhe shfaqjet e dritave janë mbajtur edhe në qytete të tjera si Zigong dhe Hezhou.

Festa e Mes-vjeshtës është festa e korrjes që festohet nga kinezët në ditën e 15-të të muajit të tetë sipas kalendarit hënor të vendit.

Në këtë ditë, njerëzit kanë traditë ngrënien e Kekut të Hënës dhe sodisin me familjen hënën e plotë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore