Grupet e punës ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA do të takohen së shpejti

2019-09-13 10:23:34 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Gao Feng reagoi të enjten në një konferencë shtypi ndaj vendimit të palës amerikane për shtyrjen e shtimit të tarifave për mallrat kineze, duke thënë se Kina përshëndet veprimet e vullnetit të mirë nga pala amerikane.

Gao shtoi se kompanitë kineze kanë nisur studimet në lidhje me blerjen e produkteve bujqësore amerikane, përfshi mishin e derrit, sojën etj. Ai bëri të ditur se ekipi i punës ekonomiko-tregtar Kinë-ShBA do të takohet në të ardhmen e afërt, për t'u përgatitur për raundin e 13-të të konsultimeve ekonomiko-tregtare të nivelit të lartë Kinë-ShBA.

"Në lidhje me rifillimin e importit të produkteve bujqësore nga ShBA-ja, kompanitë kineze kanë filluar të pyesin për çmimet e produkteve bujqësore. Aktualisht, ekipet ekonomiko-tregtare të të dy palëve po mbajnë komunikim efektiv dhe dy palët do të takohen në të ardhmen e afërt dhe do të zhvillojnë konsultime serioze për t'u përgatitur plotësisht për konsultimet e ardhshme ekonomiko-tregtar të nivelit të lartë".

Në të njëjtën kohë, Gao theksoi se vija fundore e negociatave kineze nuk ka ndryshuar. Ai shprehu shpresën se Kina dhe ShBA-ja do të ndërmarrin veprime praktike për të krijuar kushte të favorshme për konsultime.

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore