Tregtia kino-ruse, rritje 4.5% në periudhën janar-gusht

2019-09-13 10:56:11 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët e tregtisë thanë se në 8-mujorin e parë të këtij viti, tregtia midis Kinës e Rusisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme.

Vëllimi i përgjithshëm tregtar dypalësh arriti në afro 70.6 miliardë dollarë, duke u rritur 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në 7 muajt e parë të këtij viti, investimet kineze në Rusi u shtuan 13% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të cilat mbuluan sektorë të ndryshëm si energji, bujqësi, automjete, përpunim ushqimor etj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës Gao Feng u shpreh se dy vendet po zhvillojnë bashkëpunimin në sektorin e teknologjisë së lartë:

"Dy palët po nxitin krijimin e një fondi të përbashkët të risisë teknologjike për të përkrahur investimet e bashkëpunimin në këtë fushë."

Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2018, Kina u bë partnerja më e madhe tregtare e Rusisë për 9 vjetë me radhë dhe vëllimi tregtar dypalësh arriti në 100 miliardë dollarë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore