Lokomotiva kineze do të përdoret në transportin hekurudhor të EQL-së

2019-09-13 10:50:44 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën, shoqëria e lokomotivës CRRC e Zhuzhout e Kinës (CRRC ZELC) nënshkroi në Budapest të Hungarisë kontratën për porosinë e lokomotivës me shoqërinë e transportit hekurudhor të Hungarisë. Kjo shënon se lokomotivat e prodhuara nga Kina do të përdoren në transportin hekurudhor të Hungarisë dhe të vendeve të tjera të Europës Qendrore e Lindore.

Në këtë porosi përfshihen dy lloje lokomotivash, lokomotiva elektrike dhe lokomotiva e futjes në shinat e duhura, të cilat prodhohen bashkërisht nga shoqëria "CRRC ZELC" dhe Hekurudhat Federale Austriake.

Inxhinieri i lartë i shoqërisë "CRRC ZELC" Chen Zhe u shpreh se lokomotiva elektrike e linjave plotëson standardet e 7 vendeve duke përfshirë Hungarinë dhe do të përdoret në linjën tokësore e detare me shpejtësi të lartë Kinë-Europë nga porti grek i Pireut deri në Budapest. Kjo linjë kalon nëpër Greqi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Hungari etj. dhe është pjesë e rëndësishme përbërëse e "Një brez, një rrugë".

Mësohet se kjo është hera e parë e plotësimit të produkteve të transportit hekurudhor të Kinës me standardet e 7 vendeve europiane, ky është një hap i rëndësishëm i hyrjes së ndërmarrjeve kineze në tregun europian. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore