Qeveria britanike publikon "Operacionin Yellowhammer"

2019-09-13 09:36:55 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një projekti të miratuar nga Parlamenti Britanik, të mërkurën në mbrëmje, qeveria britanike publikoi planin urgjent për "Brexit pa marrëveshje" - "Operacionin Yellowhammer".

Në dokument paralajmërohet se "Brexit pa marrëveshje" ka mundësi të shkaktojë trazira në mbarë vendin, mungesën e furnizimit me disa ushqime, ngritjen e çmimit të ushqimeve e të lëndës djegëse, kufizimin e shërbimeve mjekësore, shpërthimin e protestave në mbarë vendin, zgjatjen e kohës së pritjes së kamionëve që kalojnë Kanalin Anglez në mbi dy ditë etj.

Ministri i Kabinetit Michael Gove, i cili është përgjegjës për përgatitjen e daljes së vendit pa marrëveshje u shpreh se gjatë 6 javëve që nga 2 gushti, qeveria britanike ka marrë masa të rëndësishme për të siguruar një Brexit të qëndrueshëm nën kushtet pa marrëveshje.

Zëdhënësi i laburistëve për Brexit-in, Keir Starmer tha në rrjetet sociale se ky dokument i publikuar nga qeveria tregon se "Brexit pa marrëveshje" do t'i sjellë Britanisë shumë rreziqe dhe publiku duhet t'i kuptojë këto rreziqe. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore