Të krijohen me sinqeritet dhe veprime kushtet për konsultime

2019-09-13 11:04:07 CRI Komenti juaj Printoni

 


Fjala kyçe: 诚意 [chéng yì] Sinqeritet

Presidenti i ShBA-së Donald Trump shpalli mbrëmjen e së mërkurës sipas orës vendore se do të shtyjë kohën e shtimit të tarifave ndaj importeve kineze me vlerë 250 miliardë dollarësh amerikanë nga 1 tetori në 15 tetor. Një ditë më parë, pala kineze shpalli listën e kontingjentit të parë të mallrave që përjashtohen nga tarifat shtesë, në mënyrë që të pakësojë në minimum ndikimet e fërkimeve tregtare ndaj ndërmarrjeve amerikane në Kinë.

Sipas bisedës telefonike të 5 shtatorit mes kryenegociatorëve të të dy vendeve, palët ranë dakord të zhvillojnë raundin e 13-të të konsultimeve ekonomiko-tregtare të nivelit të lartë. Grupet e punës të të dy palëve do të zhvillojnë konsultime serioze në mes të shtatorit, për të bërë përgatitje të plota për përparimin esencial të konsultimeve të nivelit të lartë. Të dy palët janë të një mendimi se duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta dhe të marrin masa konkrete, për të krijuar kushte të favorshme për konsultime.

Në prag të këtij raundi konsultimesh, dy palët kanë marrë përkatësisht masa konkrete dhe kanë shprehur sinqeritetin, gjë që krijon kushte të favorshme për nxitjen e përparimit thelbësor të konsultimeve dhe përputhet me pritshmëritë e bashkësisë ndërkombëtare. Procesi mbi një vit ka treguar se askush nuk do të fitojë në luftën tregtare, shtimi i vazhdueshëm i tarifave nuk mund të zgjidhë problemin rrënjësor dhe vetëm konsultimet e bashkëpunimi në bazë të barazisë, respektit reciprok, gjakftohtësisë dhe të arsyeshmërisë do të zbutë kontradiktën dhe të zgjidhë mosmarrëveshjet.

Për shkak të ndryshimeve në fazën e zhvillimit dhe në sistemin ekonomik, problemet ekonomiko-tregtare janë shumë të ndërlikuara dhe nuk mund të zgjidhen brenda një dite. Të dyja palët duhet të tregojnë më shumë sinqeritet dhe të marrin më shumë masa konkrete, për të vazhduar krijimin e kushteve të favorshme për nxitjen e konsultimeve.

Sipas konsensuseve të arritura midis dy krerëve në Argjentinë dhe në Osakë, grupet e negociatorëve të të dy vendeve duhet të përpiqen drejt heqjes së të gjitha tarifave të shtuara dhe arritjes sa më parë të marrëveshjes konkrete me leverdi reciproke. Për realizimin e këtij objektivi, dy palët duhet të shtojnë njohjen reciproke, të kërkojnë të përbashkëtat duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet në bazë të bashkëpunimit. Kjo është përgjegjësia e përbashkët e Kinës dhe e ShBA-së për paqen dhe progresin e botës.

Si dy ekonomitë më të mëdha botërore, Kina dhe ShBA-ja kanë shumë interesa të përbashkëta dhe hapësira të gjera bashkëpunimi. Mosmarrëveshjet midis tyre do të zgjidhen vetëm nëpërmjet konsultimeve dhe një rrugëdalje të pranuar nga dy palët. Pala kineze kundërshton me vendosmëri përshkallëzimin e luftës tregtare dhe shpreson se dy vendet do të vazhdojnë t'i afrohen njëra-tjetrës, të ruajnë konsultimet dhe të arrijnë marrëveshje me leverdi reciproke. Kjo do të jetë në dobi të Kinës, të ShBA-së dhe të mbarë botës. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore