5 vendet europiane, të shqetësaura për orvatjen e Izraelit për aneksimin e Luginës Jordan

2019-09-13 10:44:03 CRI Komenti juaj Printoni

Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Britania shpallën të enjten në Paris deklaratën e përbashkët, duke shprehur shqetësim serioz për synimet e kryeministrit Benjamin Netanjahu se do të zbatonte "sovranitetin e Izraelit mbi Luginën Jordan dhe Detin e Vdekur verior".

Pesë vendet europiane u bënë thirrje palëve të tregojnë vetpërmbajtje dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim që shkel normat ndërkombëtare, sepse veprime të tilla do të prishin "Projektin e dy vendeve" në bazë të kufijve të vitit 1967 dhe do të shtojnë vështirësi për realizimin e drejtësisë dhe të paqes afatgjatë në këtë rajon.

Në deklaratë ritheksohen edhe të drejtat e sigurisë të Izraelit dhe dënohen sulmet kohët e fundit kundër Izraelit në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha të hënën në një fjalim televiziv se nëse Partia Likud, e kryesuar nga ai, do të fitojë në zgjedhjet parlamentare më 17 shtator, Izraeli do të aneksojë Luginën Jordan dhe pjesën veriore të Detit të Vdekur. Këto deklarata kanë acaruar tensionin në rajon. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore