Zv.kryeministri kinez u takua me kreun e Këshillit të Biznesit ShBA-Kinë

2019-09-13 10:07:29 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryeminsitri i Kinës Liu He u takua të enjten me z.Evan Greenberg, kreun e Bordit të Drejtuesve të Këshillit të Biznesit ShBA-Kinë (USCBC).

Liu He tha se pala kineze shpreh përshëndetje për vendimin e saposhpallur të ShBA-së për shtyrjen e shtimit të tarifave nga 1 tetor në 15 tetor. E gjithë bota pret përparimin në konsultimet midis Kinës dhe ShBA-së. Grupet e negociatorëve të të dy vendeve do të takohen javën e ardhshme dhe do të bëjnë shkëmbime rigoroze mbi ekuilibrimin tregtar, hyrjen në tregun e njera-tjetrës, mbrojtjen e investitorëve dhe probleme të tjera me interes të përbashkët.

Nga ana e tij, Evan Greenberg tha se qarqet industrialo-tregtare amerikane nuk dëshirojnë shtimin e tarifave dhe shpresojnë se ShBA-ja e Kina do të zgjidhin problemet përmes konsultimeve, të rifillojnë shkëmbimet tregtare normale dhe në këtë drejtim, USCBC-ja është e gatshme të luajë rolin e saj pozitiv. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore