Kina dhe Kazakistani do të krijojnë mjedis të mirë ligjor për bashkëpunimin

2019-09-12 20:01:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (AKPK) Li Zhanshu u takua më 12 shtator në Pekin me presidentin e Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev .

Li u shpreh se AKPK-ja dhe parlamenti i Kazakistanit do të krijojnë së bashku mjedisin e mirë ligjor për bashkëpunimin dypalësh.

Li tha se liderët e dy vendeve kanë rënë dakord të zhvillojnë marrëdhëniet e partnerit të gjithanshëm dhe të përhershëm strategjik, që qartëson pozitën e re të marrëdhënieve midis Kinës e Kazakistanit. AKPK-ja është e gatshme të punojë me parlamentin e Kazakistanit për të jetësuar unanimitetet e arritura nga dy udhëheqësit dhe së bashku të luajnë rol pozitiv në fushat e besimit reciprok politik, të lidhjes së strategjive të zhvillimit, të vazhdimit politik, të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, të shkëmbimeve kulturore dhe për shkëmbimet miqësore të niveleve të ndryshme të organeve ligjvënëse si dhe për krijimin e mjedisit të mirë ligjor për dy vendet.

Nga ana e tij, Tokayev-i tha se bashkëpunimi në ligjvënie është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve të partnerit të gjithanshëm dhe të përhershëm strategjik midis Kinës dhe Kazakistanit. Pala kazakistanase përkrah bashkëpunimin e organeve ligjvënëse dhe shkëmbimet në fusha të ndryshme. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore