Hong-Kong, zhvillohet Shfaqja e Fenerëve me rastin e Festës së Mesvjeshtës

2019-09-12 19:10:45 CRI Komenti juaj Printoni

Më 11 shtator nisi në Parkun Viktoria shfaqja e Fenerëve organizuar nga Drejtoria e Kulturës e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

Projekti më kryesor është Feneri i Dragoit, i bërë me dorë nga Xu Jiaxiong. Ai ndodhet në qendër të parkut dhe është afro 100 metra i gjatë. Xu tha se Feneri i Dragoit i Hong-Kongut quhet feneri i artë dhe sjell fat, nëse ecni rreth tij do të keni lumturi.

"Ky fener quhet feneri i artë që sjell fat. Edhe pse duket i fortë, ai nuk të jep ndjesinë e frikës. Ai duket sikur po buzëqesh. Banorët mund të ecin nga trupi i tij deri tek koka dhe mund të bëjnë foto, duke ju sjellë fat e lumturi."

Përveç Fenerit të Dragoit në këtë zonë shihen edhe fenerë të tjerë si ai i feniksit, lepurit, kalit etj. Fenerët e punuar me dorë jo vetëm që gjallërojnë atmosferën gjatë festës, por gjithashtu kanë edhe kuptim të veçantë historik e kulturor. Drejtoria e Kulturës e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut përfshiu artin e bërjes së fenerit në Listën e Trashëgimive Kulturore Jomateriale të Hong-Kongut.

Drejtori i Zyrës së Trashëgimive Kulturore Jomateriale Lin Guohui tha se arti i krijimit të fenerit tradicional jo vetëm trashëgon kulturën kombëtare, por gjithashtu frymëzon krijimin e të rejave kulturore moderne.

"I kushtojmë rëndësi artit të bërjes së fenerit pasi ka rëndësi të madhe për mbrojtjen e kulturës dhe të jetës tradicionale të Hong-Kongut. Arti i bërjes së fenerit është gjithashtu industri krijuese që lidhet ngushtë me shoqërinë e tanishme."

Nesër do të jetë 15 gusht sipas kalendarit hënor kinez dhe do të jetë Festa e Mesvjeshtës. Shfaqja do të zhvillohet deri në fund të këtij muaj për të sjellë fat të mirë për banorët gjatë gjatë festës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore