Fluksi i IHD-ve në Kinë rritet 6.9% janar-gusht

2019-09-12 19:08:38 CRI Komenti juaj Printoni

Investimet e Huaja Direkte në pjesën kontinentale të Kinës u rritën 6.9 për qind me bazë vjetore, duke arritur në mbi 600 miliardë juanë në periudhën janar-gusht.

Në dollarë, fluksi i IHD-së u rrit me 3.2 për qind, duke arritur në mbi 89 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe.

Investimet e huaja në industritë e teknologjisë së lartë u rritën afro 40 për qind, në afro 175 miliardë juanë, duke zënë 29 për qind të totalit të IHD-ve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore