Kompanitë gjermane zgjerojnë bizneset në Kinë

2019-09-12 10:45:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kompanitë gjermane po zgjerojnë bizneset e tyre në Kinë, ndërsa kjo e fundit po rrit përmasat e hapjes.

Grupi BMW ka shpallur planin e vet për makinat me vetëdrejtim në Kinë.

Kohët e fundit, ajo kreu provën e parë të vetëdrejtimit të automjeteve duke përdorur teknologjinë 5G, në bashkëpunim me tre kompani kineze: "China Unicom", "Tencent" dhe "NavInfo".

Kryeekzekutivi i Grupit BMW për Kinën Jochen Goller shprehet:

"Kina është, për BMW-në dhe për shumicën e kompanive, jo vetëm tregu më i madh, por edhe tregu udhëheqës në fushat e ardhshme të teknologjisë në industrinë e automjeteve, që janë makinat me vetëdrejtim, të ndërlidhura, elektrike dhe me përdorim të përbashkët. Dhe Kina tashmë po merr drejtimin (në këto fusha)".

Kompania kimike gjermane BASF ka investuar 10 miliardë dollarë amerikanë në provincën Guangdong për instalimin e dy njësive prodhuese, e para prej të cilave do të vihet në përdorim në vitin 2022.

Kina është partnerja më e madh tregtare e Gjermanisë për tre vjet me radhë.

Nga janari deri në korrik, investimet e reja gjermane në Kinë ishin 1.2 miliardë dollarë amerikanë, duke u rritur 62.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore