Li Keqiang-u: Kina mirëpret shtimin e investimeve japoneze

2019-09-12 10:19:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang shprehu shpresën që komuniteti ekonomik japonez do të shfrytëzojë mundësitë e hapjes së Kinës me botën e jashtme dhe do të shtojë investimet në Kinë.

Gjatë takimit me një delegacion të komunitetit të biznesit të Japonisë, ai tha se marrëdhëniet kino-japoneze janë rikthyer në rrugën e duhur që nga viti i kaluar dhe bashkëpunimi ekonomiko-tregtar dypalësh ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme.

Kryeministri Li shtoi se globalizimi ekonomik është i pakthyeshëm dhe shkëmbimet ekonomiko-tregtare nuk duhet të pengohen nga kufijtë shtetërorë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore