Fjalimi i përfaqësueses së Hong-Kongut në OKB përkrahet gjerësisht

2019-09-12 09:35:51 CRI Komenti juaj Printoni

Një përfaqësuese e Federatës së Grave të Hong-Kongut u bëri thirrje hongkongasve t'i zgjidhin problemet në mënyrë të arsyeshme dhe të rikthejnë paqen në qytet sa më shpejt.

Pansy Ho Chiu-king mbajti një fjalim në mbledhjen e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së duke fituar përkrahjen e shumë diplomatëve të huaj.

Përfaqësuesi i përhershëm i Mianmarit në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Kyaw Moe Tun theksoi:

"Ne duhet të respektojmë lirinë e shprehjes, po në të njëjtën kohë duhet të dënojmë çdo veprim të dhunshëm në Hong-Kong. Prandaj kjo është arsyeja pse unë mendoj se çështja e Hong-Kongut është punë e brendshme e një vendi, është çështje e një familjeje."

Ho vuri në dukje se në tre muajt e fundit në Hong-Kong ka pasur nga 130 protesta, ndër të cilat të paktën 110 kanë qenë të dhunshme, duke shkaktuar mbylljen e qindra ndërmarrjeve të vogla dhe humbjen e shumë vendeve të punës. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore