Kryeministri britanik vlerëson marrëdhëniet "e gjera dhe të thella" me Kinën

2019-09-12 10:01:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka vlerësuar ato që i quajti marrëdhënie "të gjera dhe të thella" me Kinën, duke thënë se kjo do të vijojë të jetë e rëndësishme në kushtet kur Britania përgatitet të largohet nga BE-ja.

Johnson-i e bëri këtë koment si pjesë të mesazhit të tij të urimit për 70-vjetorin e shpalljes së Republikës Popullore të Kinës.

Kryeministri shprehu gjithashtu vizionin e tij "ambicioz" për forcimin e marrëdhënieve tregtare e të investimeve, si edhe të shkëmbimeve njerëzore midis dy vendeve.

Ai shtoi se, si dy fuqi globale, Britania dhe Kina duhet të bashkëpunojnë për të udhëhequr përgjigjen ndërkombëtare për përballimin e sfidave globale. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore