Shefja e KE-së shpreson që BE-ja të bëhet mbrojtëse e multilateralizmit

2019-09-11 21:07:02 CRI Komenti juaj Printoni

Ursula von der Leyen u zgjodh në korrik presidente e Komisionit Europian. Të martën ajo zhvilloi në Bruksel një konferencë shtypi për anëtarët e rinj të grupit të liderëve të KE-së dhe pikat e rëndësishme të punës. Ajo shprehu shpresën se BE-ja do të bëhet mbrojtëse e multilateralizmit, sepse sipas saj, bashkëpunimi i bën palët e ndryshme më të forta.

Si presidentja e parë femër në historinë e KE-së, Ursula von der Leyen e organizoi grupin me barazi gjinore. Ndër 27 anëtarët përfshi edhe veten e saj, 13 janë gra.

Në po atë konferencë shtypi, shefja e KE-së vuri në dukje se duhet të përballemi aktivisht me çështjen e klimës, të teknologjisë, të popullsisë që po ndryshojnë Europën e mënyrën e jetesës në Europë. Sipas saj këto do të jenë punët kyçe të Komisionit të ri Europian. Gjatë procesit të ndryshimit të modelit për një planet të ri të shëndetshëm, botën e re digjitale, Europa duhet të luajë rol kryesues. Grupi i saj do të krijojë "rrugën e Europës" duke përfshirë 3 pika të rëndësishme.

"Ndërtimi i partneriteti me ShBA-në, pavarësisht nga problemet aktuale të Europës me ShBA-në, ShBA-ja mbetet aleatja jonë më e ngushtë. Përcaktimi i një marrëdhënieje me një Kinë me më vetëbesim. BE-ja do të bëhet një fqinje më e besueshme dhe do të zbatojë konceptin e vlerave dhe standardin e nivelit botëror."

Ajo është përkrahëse e vendosur e multilateralizmit. Në mes të korrikut, ajo theksoi në Parlamentin Europian se BE-ja kërkon multilateralizëm dhe tregti të ndershme. Në këtë konferencë shtypi, Ursula von der Leyen demonstroi edhe një herë vendosmërinë e saj për të mbrojtur multilateralizmin.

"Shpresojmë që Komisioni Europian do të bëhet kujdestar i multilateralizmit, sepse ne e dimë që nëse bashkëpunojmë do të jemi më të fortë se sa kur luftojmë vetëm". (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore