Kina publikon produktet amerikane të përjashtuara nga tarifat për uljen e goditjeve drejt ndërmarrjeve në Kinë

2019-09-11 20:46:31 CRI Komenti juaj Printoni

Kina publikoi të mërkurën grupin e parë të listave të produkteve të ShBA-së që do të përjashtohen nga raundi i parë i tarifave shtesë, i cili do të hyjë në fuqi më 17 shtator. Kjo është hera e parë që Kina publikon këtë listë. Qëllimi i listës është që kompanitë në Kinë të preken sa më pak nga fërkimet Kinë-ShBA, duke shfaqur një Kinë të qetë, të arsyeshme ndaj mosmarrëveshjeve dhe përgjegjëse për kompanitë e qytetarët e saj.

Gjatë mbi 1 viti, përballë unilateralizmit dhe politikave proteksioniste të ShBA-së, Kina u detyrua të merrte kundërmasa. Qëllimi i Kinës nuk është mbledhja e tarifave nga kompanitë, por mbrojtja e interesave thelbësore të vendit, të popullit dhe të së drejtës legjitime të zhvillimit.

Në luftën tregtare nuk ka fitimtarë, prandaj pala kineze kundërshton shkallëzimin e saj dhe jo vetëm përgjigjet kundër unilateralizmit dhe proteksionizmit të palës amerikane, por bën çmos për të pakësuar goditjen ndaj ndërmarrjeve në Kinë. Publikimi i listës së produkteve të ShBA-së që do të përjashtohen nga raundi i parë i tarifave shtesë tregon qendrimin e përgjithshëm të palës kineze ndaj luftës tregtare.

Prej marsit të kaluar, Kina ka vlerësuar gjithnjë ndikimet ndaj ndërmarrjeve të ndryshme dhe mori masa për pakësimin e tarifave për uljen e presionit të ndërmarrjeve dhe për t'i nxitur ndërmarrjet të rirregullojnë strukturën e importit duke i ndihmuar kompanitë të dalin nga vështirësia. Publikimi i listës tregon se politikat e Kinës ndaj mosmarrëveshjes tregtare janë më të përmirësuara.

Në të ardhmen, Kina do të vijojë të punojë për grupet e tjera të produkteve amerikane që do të përjashtohen nga tarifat shtesë dhe do të publikojë lista të tjera sipas planit. Pra shohim se në të ardhmen më shumë produkte të importuara nga ShBA-ja pritet të përjashtohen nga tarifat shtesë dhe Kina do të vazhdojë të punojë për uljen e goditjeve drejt ndërmarrjeve në Kinë si pasojë e mosmarrëveshjes tregtare mes dy vendeve.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore