Kina: Politkanët amerikanë të mos ndërhyjnë në punët e Hong-Kongut

2019-09-11 20:18:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kina e këshilloi palën amerikane të heqë dorë nga veprimet e dhunshme dhe të mos ndërhyjë në çështjet e Hong-Kongut tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying në një konferencë shtypi.

Sipas njoftimeve, disa kongresmenë amerikanë deklaruan se do të nxjerrin një projekt-rezolutë mbi pezullimin e ligjit për shitjen e pajisjeve të kontrollit kundër rebelimit ndaj shërbimeve të zbatimit të ligjit në Hong-Kong. Nëse miratohet, projektligji do të ndalojë kompanitë amerikane të eksportojnë të ashtuquajturat sende të kontrollit të turmave jo-vdekjeprurëse si gaz lotësjellës, si dhe artikuj dhe shërbime mbrojtëse, në Hong-Kong.

Pas deklaratave, Hua tha se përsa i përket ngjarjeve të fundit e drejta dhe e gabura, e bardha dhe e zeza dihen në Hong-Kong. Gjithnjë e më shumë medie kryesore ndërkombëtare po transmetojnë rrëmujën e vërtetë në Hong-Kong.

"Do doja t'i pyesja ata anëtarë të Parlamentit në Shtetet e Bashkuara" tha Hua, "ku janë ligjet që mbroni kur dhuna ekstreme sulmon dhe dëmton brutalisht policinë e Hong-Kongut dhe paralizon objektet e transportit publik si aeroportet dhe metronë? Nga njëra anë, ata stigmatizuan poshtërimin e politikave në Hong-Kong, kufizimin në zbatimin e ligjit dhe përdorimin e tepërt të dhunës.

Kjo është blasfemia më e madhe kundër lirisë, demokracisë dhe të të drejtave të njeriut si dhe një përbuzje e ashpër ndaj opinionit publik kryesor të masave popullore për ndalimin e trazirave dhe rivendosjes së rendit. Këto tregojnë standardin e dyfishtë të një pjese të amerikanëve.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore