Qyteti Chongqing bëhet shembull i ri i hapjes ndaj botës

2019-09-11 18:51:53 CRI Komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, qyteti perëndimor kinez me shumë epërsi të veta Chongqing ka shpejtuar ritmin e hapjes ndaj botës, duke u shndërruar në një model të ri në Perëndimin e qyteteve kineze.

Në fushën e hapjes ndaj botës, Chongqing-u ka epërsi të veçantë gjeografike. Ai është pikëlidhje e nismës "Një brez, një rrugë" me Zonën Ekonomike të Lumit Jance si dhe një qytet që ndihmon dhe nxit zhvillimin e pjesës perëndimore të Kinës.

Kryetari i Bashkisë së qytetit Chongqing Tang Liangzhi tha të mërkurën se:

"Kemi integruar nismën "Një brez, një rrugë" dhe zhvillimin e Zonës Ekonomike të Lumit Jance dhe po punojmë për nxitjen e hapjes. Numri i qarkullimit të trenave midis Kinës e Europës arriti në mbi 4100, numri i trenave që lidhin transporti hekurudhor me atë detar arriti mbi 1200. Në 6 muajt e parë, vëllimi i import-eksportit në mbarë qytetin arriti 266 miliardë 360 milionë juanë, duke u rritur 16.5%, ndërsa investimet e huaja direkte arritën në 137 milionë 800 mijë, një rritje 5.9%."

Tang shtoi se në të ardhmen Chongqing-u do të përdorë epërsinë gjeografike dhe do të shpejtojë ndërtimin e kanalit jashtë kufirit si dhe ndërtimin e qendrës logjistike të portit ndërkombëtar dhe do të drejtojë procesin e hapjes në perëndim të Kinës.

Vitet e fundit, Chongqing-u ka zhvilluar risinë me të dhënat e mëdha për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë dhe për të forcuar integrimin e thellë midis ekonomisë digjitale dhe asaj reale. Sipas të dhënave, në vitin 2018, të ardhurat nga shitjet në industrinë inteligjente në Chongqing u rritën 19.2%, përqindje që zë 21.4% të PBB-së.

Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Komitetit të PKK-së të Bashkisë së Chongqing-ut Zhang Ming u shpreh se qyteti do të marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin ndërkombëtar të ekonomisë digjitale për të nxitur prodhim inteligjent dhe për të shpejtuar ndryshimin e modelit dhe të ngritjes së nivelit të industrive tradicionale. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore