CMG-ja do të zgjerojë shkëmbimet me "Reuters"-in dhe AP-në

2019-09-11 10:26:02 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong u takua të martën në Pekin me presidentin e agjencisë së lajmeve "Reuters" Michael Friedenberg dhe një përfaqësues të lartë të agjencisë tjetër të lajmeve, AP.

Gjatë takimit me Friedenberg-un, z. Shen theksoi se të vërtetat, objektiviteti dhe drejtësia janë parimet që CMG-ja ndjek në njoftimin e lajmit. Institucioni i drejtuar prej tij dëshiron të forcojë bashkëpunimin me "Reuters"-in në fushën e shkëmbimeve të lajmeve, të informacioneve financiare dhe të mbulimit të ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare.

Z. Friedenberg u shpreh se është dakord me pikëpamjen e z. Shen për parimin e njoftimit të lajmeve. "Reuters"-i i kushton vëmendje tregut kinez dhe është i gatshëm të zhvillojë bashkëpunim të gjithanshëm me CMG-në lidhur me informacionet ekonomiko-financiare.

Ndërsa në takimin me drejtuesin e AP-së, Shen Haixiong-u tha se CMG-ja dhe AP-ja kanë zhvilluar bashkëpunim frytdhënës në njoftimin shumëgjuhësh dhe ndërtimin e rrjetit të transmetimit ndërkombëtar. Ai dëshiron që të dyja institucionet të thellojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë.

Përfaqësuesi i AP-së tha se AP-ja e vlerëson CMG-në si partnere e mike, jo si kliente të zakonshme ose rivale. AP-ja do ta përkrahë Grupin Mediatik të Kinës në transmetimin e një zëri objektiv dhe të drejtë.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore